Kompania Twitter ka shpallur mbrëmë se nuk do t’i bllokoj profilet e liderëve botërorë, bile edhe në rast se deklaratat e tyre janë “kundërthënëse”, duke theksuar se dëshiron të promovoj “diskutim publik” për çështjet politike.
Kjo shpallje u bë vetëm disa ditë pasi një postim i presidentit amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar përdorim të armatimit atomik të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar kritika ndaj këtij rrjeti social, se po lejon kërcënim me dhunë.e për të ndihmuar në avancimin e diskutimit global dhe publik”, ka shkruar kompania Twitter, dhe ka shtuar se “liderët e zgjedhur borëtorë luajnë rol kritik në këtë bisedë për shkak të ndikimit jashtëzakonisht të madh të tyre në shoqërinë tonë”.
“Me bllokimin e liderëve botërorë nga Twitteri ose largimin e postimeve të tyre kundërthënëse, do ta fshehej informacioni i rëndësishëm, të cilin njerëzit duhet ta shohin dhe ta debatojnë”, ka shkruar Twitter, i cili nuk ka bërë referencë specifike për presidentin Trump ose për postimin e tij këtë javë, ku ka shkruar se “ai e ka pullën atomike” e cila është “më e madhe dhe më e fuqishme” se ajo e Koresë Veriore.
Megjithatë, kompania Twitter ka thënë se e lë të hapur mundësinë se mund të largohen postimet specifike nga liderët politikë, nëse konsideron se janë fyese.