Twitter po shton edhe më shumë opsione për ‘night mode’, në një përpjekje për të siguruar akses më të mirë për përdoruesit e iOS.
Modaliteti i errët u prezantua fillimisht në platformën e mediave sociale në 2016 dhe tani do të jetë në dispozicion në tri variacione të ndryshme: ‘Dim’, pa drita dhe errësirë automatike.
Tani për tani vetëm përdoruesit e iOS-it do të kenë qasje në funksionalitetin e ri.
“Dhënia e më shumë opsioneve për të personalizuar përvojën e tyre në Twitter bazuar në atë që i bën ata më të rehatshëm është ajo që përditësimi më i fundit për Dark Mode tenton të bëjë”, tha Bryan Haggerty, një menaxher i lartë në Twitter.