Tymueset e hedhura gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë kanë bërë që efektivë të Policisë të Tiranës të futen brenda Parlamentit.
Lajmin e ka bërë me dije gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli. Kujtojmë se ka qenë deputeti Ervin Salianji, i cili ka hedhur 2 tymuese nga foltorja e Parlamentit.
Seanca plenare e ditës së sotme zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit dhe tensioneve./tvklan.al