Një trafikues i dyshuar i drogës është arrestuar në Sydney të Australisë pasi furgoni i tij u aksidentua me një veturë të policisë pranë një stacioni policor.
Në veturën e tij u gjet një sasi e madhe e metamfetaminës, e cila vlen 200 milionë dollarë australianë.
Vozitësi 28 vjeç i furgonit e goditi veturën e policisë në shpejtësi të madhe, ndërsa më pas u mundua të ikë nga vendi i aksidentit. Policia e zuri dhe e arrestoi atë një orë më vonë në Eastëood, në periferi të qytetit.
Pas kontrollit në veturën e tij, policia i gjeti 273 kilogramë të substancës narkotike, metamfetaminë.
Autoritetet thanë se askush nuk është lënduar në aksidentin e shkaktuar nga vozitësi i dyshuar, por një veturë e policisë ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Metamfetamina e kristalizuar, e cila në Australia njihet edhe me termin “akull”, cilësohet si droga më e përhapur dhe më e dëmshme në Australi.
Çmimi i kësaj lënde narkotike në Australi është një ndër më të lartët në botë, duke bërë që grupet kriminale të merren më shumë me shitjen e saj, shkruan “BBC”.