Për reperin e njohur, Gjiko tash e disa ditë po raportohet se ai kishte dhunuar një vajzë 15 – vjeçare.
Rasti në fjalë është raportuar të ketë ndodhur në vitin 2015.
Dyshime të shumta ka pasur nga ana e ndjekësve të tij, të cilët disa prej tyre i kanë besuar këngëtarit e ka pasur edhe prej tyre që e kanë akuzuar për një vepër të tillë.
Lidhur me këtë, reperi Gjiko ka angazhuar avokat Kujtim Kërveshin për të përfaqësuar atë në një padi që ka ushtruar në gjykatë.
Kujtim Kërveshi, avokati të cilin e angazhoi Gjiko, është pjesë e mbrojtjes edhe të Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Paparaci.
Përmes një postimi në Instastory, reperi ka thënë se “nuk e kam dhunuar askënd e lërë më një vajzë 15 vjeçare”.
Reperi ka njoftuar se ka përgatitur dy padi lidhur me këtë rast dhe ka theksuar se ai beson në pastërtinë e tij.