Të akuzuarit Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllum Mazllumi dhe Fuad Ramiqi janë liruar përfundimisht nga akuzat që rëndonin mbi ta.
E lidhur me këtë lajmi.net, ka kontaktuar edhe me njërin nga të imamët e liruar nga akuza.
Imami nga Peja, Enes Goga për lajmi.net, ka thënë se ky vendim ka qenë i pritur, dhe se procesi ndaj tyre ka qenë i pastër dhe transparent.
“Ky vendim ka qenë i pritur, unë e kam thënë këtë edhe kur Gjykata Themelore e ka vërtetuar pafajësinë, kjo ka qenë e ditur dhe e pritur. Me 16 majë ka qenë seanca e fundit ku është shpallur pafajësia jonë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, prandaj ne atë ditë e kemi kuptuar që çdo gjë ka përfunduar. Procesi jonë ka qenë i pastër dhe transparent, kaq nuk kam çfarë të shtojë më shumë”, ka thënë Goga për lajmi.net.
Enes Goga kanë qenë i akuzuar për shkak të veprës penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik”.
Ndaj të akuzuarve është shpallur aktgjykimi lirues me arsyetimin se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë.