Disa persona që postuan në mbështetje të Palestinës apo palestinezëve në Gaza e akuzuan Metën (Facebook), për shtypjen e përmbajtjes së tyre.
Përdoruesit akuzat e tyre i kanë bërë në fillim të kësaj jave, ndërsa Meta e cilëson Hamasin si një “organizatë të rrezikshme” dhe ndalon përmbajtjen që lavdëron grupin.
Mondoweiss, një faqe interneti lajmesh që mbulon të drejtat e njeriut në Palestinë, tha më 10 tetor se Instagram kishte pezulluar dy herë profilin e korrespondentit të kësaj faqeje që postonte video.
Përdoruesit e tjerë të Instagram raportuan se postimet dhe historitë e tyre rreth Palestinës nuk po merrnin shikime, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv
Meta tha se rregulloi një gabim në Instagram që bëri që përmbajtja e ripostuar të mos shfaqej siç duhet në historinë e një përdoruesi, e cila zhduket pas 24 orësh.
“Ky defekt preku njëlloj llogaritë në mbarë globin, jo vetëm njerëzit që përpiqen të postojnë për atë që po ndodh në Izrael dhe Gaza, dhe nuk kishte asnjë lidhje me temën e përmbajtjes”, njoftoi kompania.