U arrestua dje, kush është “Dervish milici”, që torturonte shqiptarët

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Tash i ka 71 vjet e lufta ka mbaruar para dy dekadash, por duket se drejtësia nuk ka harruar se çfarë kishte bërë Dervish polici derisa ishte me detyrë në Klinë.

Ai u arrestua me t’u kthyer në Kosovë për një rast vdekjeje në familje.


Sipas dëshmitarëve polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur njerëzit dhe i ka ulur në shporet”, deklaron një qytetar për Klan Kosovën.

Ish-polici sipas disa dëshmitarëve deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.

“Ky pesë gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

Të enjten Dervish K. u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.Qytetarët thonë se ky arrestim është i vonuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme