Një grua është arrestuar në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njoftoi Policia e Kosovës.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobive pasurore për vete apo për persona të tjerë.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.