Projekti “One for All” sot përfundoi një nga trajnimet e parapara në Komunën e Kaçanikut me masën e trajnimit “Soft Skills (Aftësitë e Buta)” ku u certifikuan 17 pjesëmarrës nga kjo komunë të cilët përfituan nga modulet e parapara nga programi i trajnimit me trajnerin Besmir Ahmeti.
Projekti i implementuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ Programi YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional). Të rinjve të Kaçanikut ju mundësua një trajnim mjaft i dobishëm që do t’i aftësojë ata që të kenë çasje më të lehtë për tregun e punës.
Gjatë ceremonisë së certifikimit të pjesëmarrëseve ishte prezent kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe zyrtarë nga kjo komunë po ashtu dhe Kenan Gashi drejtor ekzekutiv i AVONET-it dhe Dashurije Ahmeti, udhëheqësja e Sektorit të Rinisë, në Komunën e Ferizajt.