Në këtë takim u diskutua për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë me ç’rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit karshi partnerëve ndërkombëtarë.
Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe aplikimi procedurave alternative, si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit, aplikimi i të cilave do të ndikoj në uljen e rasteve penale, zvogëlimin e kostos shtetit dhe palëve në procedurë, si dhe ekonomizimin e kohës.
Edhe për këtë çështje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive aplikim e këtyre procedurave në çdo rast kur ka mundësi ligjore, duke i inkurajuar ata që të angazhohen maksimalisht në rritjen e efikasitetit në aplikimin e procedurave alternative.