U dëmtuan nga fishekzjarrët, 10 persona në Durrës përfundojnë në spital

Prishtinë | 01 Jan 2025 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Në asnjë rast nuk ka pasur nevojë për shtrim në spital.

Ndërsa bebja e parë, sipas drejtorit të spitalit rajonal të Durrësit, Ani Dyrmishi, nuk ka ardhur ende në jetë për këtë vit.

Në orët e fundit të vitit 2024 lindën 4 foshnja, ndërsa stafi i maternitetit mbetet në pritje të bebes së parë./TCh/

Të ngjashme