U dënua me mbi 2 mijë euro gjobë, flet kryetari i Bordit të ndërmarrjes “Ambienti”

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetarit te Bordit të ndërmarrjes “Ambienti, Arton Muhaxheri i është shqiptuar gjobë prej 2 mijë e 300 eurove nga Inspektorati i Punës.

Kjo për shkak se sic thuhet në vendimin e nxjerr të këtij institucioni, ai është përgjegjës për shkeljen e nenit 72, pasi kishte marrë vendim që të shkarkojë Afërdita Grapcin nga pozita e zyrtares kryesore të Financave dhe Thesarit në këtë ndërmarrje.

Sipas Inspektoratit, me anë të marrjes së këtij vendimi për shkarkimin e Grapcit, Bordi Drejtues i ndërmarrjes “Ambienti”, në krye të të cilit është Arton Muhaxheri, nuk i ka respektuar procedurat para ndërprerjes së kontratës, si dhe për nenin 78, për shkak se nuk ka vendosur lidhur me ankesën e Grapcit brenda afatit që parashihet.

“Front Online” ka kontaktuar me vetë Muhaxherin.

Ai duke folur tha se vendimi është i pabazuar.

“Vendimi është pa bazuar dhe si i tillë edhe i paligjshëm. Për këtë punë kemi angazhuar përfaqësuesit tonë ligjorë, të cilët do ta atakojnë vendimin e Inspektoratit në shkallën e dytë”.

Të ngjashme