Pavarësisht që ishte parë me një unazë të madhe diamanti në dorë, javën e kaluar, aktorja Sharon Stone duket se nuk është fejuar me të dashurin e saj, Angelo Boffa.
Stone që ka mbushur 60 vjet të shtunën, ka nxitur thashetheme se është fejuar kur është parë me unazën me gurë smeraldi me të dashurin e saj 41 vjeçar në plazh.
Stone dhe Botta janë parë së bashku si çift në New York në muajin janar, transmeton Klan Kosova.
Aktorja ka qenë e martuar dy herë, fillimisht me producentin televiziv, Michael Greenburg në vitin 1984, duke u ndarë me të tre vjet më vonë.
Divorci i tyre u finalizua në vitin 1990.
Me bashkëshortin e dytë, Phil Bronstein, Stone u martua në vitin 1998 në festën e Shën Valentinit – lidhje që ka zgjatur 5 vjet.
Bronstein ka aplikuar për divorc në vitin 2003 duke thënë se arsye janë diferencat e mëdha në çift.
Stone ishte e fejuar me producentët, William J. MacDonald (1993) dhe Bob Wagner (1994).
Ylli i Casino ka tre fëmijë të adoptuar, djemtë Roan Joseph (me Bronstein), 17, Laird Vonne, 12, dhe Quinn Kelly Stone, 11.