Burime për mediat në Shqipëri bëjnë me dije se 21-vjeçarja nga Korça u gjet e pajetë në banesë nga familjarët, e cila një vit më parë kishte denoncuar djalin e mixhës për përdhunim.
Një vit më parë, 21-vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, kishte denoncuar djalin e mixhës për përdhunim.
Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj u dënua në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.
21-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.
Njoftimi i Policisë në Shqipëri:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2020, në fshatin Orman, Pojan, në banesë, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj shtetasja A. M., rreth 21 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.