U kap me armë zjarri te “Muharrem Fejza”, arrestohet

Prishtinë | 25 Tet 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari kishte me vete armë zjarri. I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me një fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.

Të ngjashme