Një qytetarë me origjinë shqiptare nuk ka arritur që të votojë sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po zhvillohen në Serbi.
Pavarësisht se shqiptarët atje posedojnë këtë të drejtë, Teuta Fazliu nuk arriti të ushtrojë të drejtën e saj për votë për shkak se e njëjta është fshirë nga lista e votimit.
“Nuk arrita të votoj sot, për shkak se shteti më fshiu nga lista e votimit sepse jam shqiptare”, theksoi ajo.
Poashtu Teuta Fazliu shtoi se Bujanoci është vendi i saj dhe se aty ishte lindur dhe rritur.
“Nuk munda të votoj sot, sepse shteti im më fshiu nga lista e votimit sepse jam shqiptare. Bujanoci është qyteti im, unë kam lindur dhe jam rritur aty.”, shkroi ajo.
Duhet përkujtuar që në Serbi po vazhdon votimi për zgjedhjet, por që numri i daljes së shqiptarëve në këto zgjedhje ishte mjaftë i ulët.
Madje është bërë vazhdimisht thirrje që shqiptarët të dalin në votime në mënyrë që të ruajnë të drejtat e tyre.
E si edhe Teuta Fazliu, ka edhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët janë fshirë nga listat e votimit, por edhe nga regjistrat e shtetit të Serbisë.