Një i burgosur ishte liruar për vikend në shtëpi, por rrugës për kthim në burg i ëhstë gjetur një qese me drogë. Rasti ka ndodhur në Burgun e Dubravës.
“Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar i cili ishte i burgosur ka qëndruar për vikend në shtëpi. Gjatë kthimit për vuajtje të dënimit tek i dyshuari gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese najloni të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e polocosë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.