U mbajt takimi i grupit punues kundër krimit të organizuar

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 11:45 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit ndërinstitucional për implementimine Strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar Kundër Krimit të Organizuar, Selami Shkodra, i cili përgëzoi grupin ndër institucional për punën që kanë bërë. Ai tha se edhe në bazë të vlerësime të raporteve të fundit Kosova ka shënuar progres nëranglistën sa i përket perceptimit për korrupsion dhe kjo është edhe falë punës së këtij grupi.

“Luftimi krimit tëorganizuar ështëinteres vital dhe jetik për Republikën e Kosovës dhe është pjesë e vazhdueshme e punës se institucioneve të sigurisë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionitështë një ndër kriteret kryesore për integrimet e vendit në strukturat evropiane”, theksoi Shkodra.

Zëvendësministri Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të intensifikohet edhe më tej lufta kundër krimit të organizuar dhe duhet tëdërgohet mesazhi për përkushtimin tonë, sepse kjo ështëedhe një ndër kërkesate aleatëve tanë strategjik.

Të gjithë anëtarët e grupit raportuan për periudhën e kaluar ku u vlerësua se janë realizuar shumica e objektivave, megjithatë mbeten edhe shumë sfida që do të realizohen në periudhat e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme