Policia britanike ka regjistruar një rast të pazakontë, pasi që ka ndalur një pensionist që u konstatua se kishte vozitur veturën për 70 vite pa patentë shoferë dhe sigurim.
Shoferi i paidentifikuar rreth të 80-ve kishte vozitur kundërligjshëm veturën për më shumë se 70 vite, e kësaj “aventure” i erdhi fundi të premten mbrëma, kur një patrullë e policisë e ndali në Nottingham derisa po voziste një Mini One të kaltër.
Policëve u tha se ka lindur në vitin 1938 dhe ka pranuar se vozit veturën pa dokumente. Është interesant sesi deri më tani asnjëherë nuk e kishin ndalur.
Ky pensionist gjatë jetës së tij tha se kurrë nuk ka pasur patentë shoferë dhe se mjetin e ngiste pa sigurim.