Ariol Mance, 30 vjeç nga Përmeti është gardisti që u gjet i vrarë në ambientin e punës.
Sipas ministrisë së Brendshme ai u gjet i pajetë në ambientet e Gardës rreth orës 23:00.
Dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
‘Balkanweb’ zbulon mesazhin që gardisti i Gardës së Republikës, Ariol Mance i ka dërguar babait të tij, pak se të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes.
“U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jetë”, kështu shkruhej në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait.