Në vlerë mbi 500.000 euro, sot janë nënshkruar kontratat, me operatorët ekonomik të projekteve nga Komuna e Suharekës.
Kryetari Muharremaj, ka takuar operatorët ekonomik, prej të cilëve ka kërkuar angazhim maksimal dhe cilësi në punë.
Zyrtarë nga Zyra e Prokurimit, kanë qenë prezentë gjatë nënshkrimit të kontratave. Përfaqësuesit e firmave janë zotuar që do të punojnë sipas afateve të përcaktuara me kontratë dhe me cilësi, gjatë punimeve.
Kryetari Muharremaj, gjatë takimit është shprehur:
“Mbi 500 mij euro, është vlera që do të investohet në infrastrukturë këtë javë kudo në Komunën e Suharekës.
Në, Dragaqinë, Greikoc, Javor, Nishor, Reqan, Semetisht, Budakovë, Sallagrazhdë, Krushicë e Epërme, Samadrexhë, Sopi, Tërrnje, Nepërbisht, Vraniç etj, do të fillojnë punimet”.