Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, sot në Kuvendin e Kosovës u shfaq me veshje sportive, kështu duke e thyer kodin e veshjes.
Si duket Matoshi nuk e di kodin e veshjes së Kuvendit të Kosovës dhe gjatë seancës së sotme ajo u paraqit me veshje joadekuate.
Kodi i veshjes përcakton se të gjithë deputetët, pavarësisht gjinisë, duhet të jenë të vetëdijshëm që të kenë një pamje të jashtme zyrtare, profesionale dhe të përshtatshme.
Ndërsa, Matoshi ka mbathur atlete, dhe një veshje me ngjyra, ku siç dihet Kuvendi ka një protokoll të veshjes i cili nuk u lejojnë deputetëve që të shkojnë me atlete në seancë.
E për këtë ka reaguar vetë Matoshi, duke thënë se së pari ajo është artishte dhe veshjet e saj gjithmonë janë artistike, e cila ka kërkuar edhe mbështetje nga gazetarët.
“Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret”, ka shkruar ndër të tjerash Matoshi.