Çdo president i ri preferon të dekoroj Zyrën Ovale me shije të tij, por disa prej tyre kanë shumë figura me elemente dhe kujtime personale siç është rasti i presidentit aktual amerikan Joe Biden.
“Ishte shumë e rëndësishme për Biden që të futet në Zyrën Ovale dhe ajo që duket sikurse është Amerika, dhe t’ia rikujtoj që ai kur futet atje është president”, ka thënë Ashley Williams nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim kuptimin e 11 dekorimeve që i ka vënë Biden në Zyrën Ovale, dhe që pak kush ka informacione për to.
Një copë guri nga hëna që është vendosur në raft dhe portreti i Benjamin Franklin, tregojnë dashurinë e madhe për shkencën dhe figurën eminente.
E tavolina pas shpinës së tij e mbushur me fotografi të familjes, tregon se sa shumë do të thotë për të familja. Ajo çfarë bie më së shumti në sy është një fotografi e djalit të ndjerë, Biden Beau i cili ndërroi jetë në vitin 2015, pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit.
Para vdekjes së Beau, Biden që asokohe ishte zëvendëspresidenti kishte thënë se planifikon të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Por, ai nuk e bëri një gjë të tillë për shkak të gjendjes së tij emocionale pas vdekjes së të birit.
Fotografia e futur në kornizë e Biden gjatë një takimi me Papën, i rikujton atij se duhet pasur besim. E kujtojmë që Biden është presidenti i dytë amerikan katolik.
Ajo çfarë bie më shumë në sy është ngjyra e tepihut në Zyrën Ovale, e cila është vendosur me kërkesë të tij, pasi që e kaltra e errët ka shërbyer për 47 vite si ngjyrë e demokratëve.