Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i përjashtuar ditën e sotme nga PD psas mbledhjes së Kryesisë ka dhënë reagimin e tij.
Ai ka komentuar vendimin e fundit të Kryesisë së PD, për të përjashtuar nga partia 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.
Mes emrave të përjashtuar ishte edhe i Flamur Nokës, megjithatë ky i fundit kontaktuar nga gazetari i Abcnews.al, Ervin Leka i cilëson si “shoqata e bravave të Alkatrazit” kryesinë e PD-së të mbledhur nga Lulzim Basha, ndërsa nuk e njeh vendimin e marrë nga ata.
Ndërkohë Noka shprehet se kjo “shoqatë” nuk përfaqëson asnjë demokrat pasi nuk mund të marrë vendime në emër të PD-së.
“Shoqata e bravave te bunkerit Alkatrazit paska njoftuar avancim me fushaten e perjashtimeve… Por shoqata nuk perfaqeson demokratet e as Partine Demokratike . Demokratet me dt 11 Dhjetor 2021 kane miratuar ne Kuvendin Kombetar ngritjen e Komisionit te Perkoheshem te Rithemelimit te PD qe i perfaqeson ata ne cdo vendimarrje .Shoqata mund te nxjerre njoftime ne media per kedo qe ka nevoje per rregullime e nderrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh,bunkeresh por jo ne emer te PD” shprehet Noka.
Sjellim ndërmend se pas një mbledhje deri në orët e para të mëngjesit, Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, raporton Abcnews.al.
Konkretisht emrat e përjashtuar janë Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.
Gjithashtu PD njofton nga ana tjetër se ka pezulluar nga anëtarësia në Partinë Demokratike të 19 personave që dolën krah Berishës. 1. Agron Shehaj 2. Aldo Bumci 3. Belind Këlliçi 4. Blendi Himçi 5. Clirim Gjata 6. Edi Paloka 7. Edith Harxhi 8. Eno Bozdo 9. Ervin Minarolli 10. Genc Deromemaj 11. Genc Pollo 12. Gent Strazimiri 13. Ivi Kaso 14. Ledina Mandija 15. Lorenc Luka 16. Luan Baçi 17. Mimoza Hajdrmamataj 18. Oerd Bylykbashi 19. Tritan Shehu.