Ka ndërruar jetë 33 vjeçari E.T, i cili u aksidentuar ditën e sotme në Tepelenë.
E.T i cili ishte duke lëvizur me motor është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një italian.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup dhe në kokë.