U plagos një 19-vjeçar në Istog

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një 19-vjeçar dyshohet për plagosje në orët e para të së martës në Istog.

Policia bëri të ditur se plagosja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit, më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Tani për tani nuk dihen motivi as rrethanat e tjera të këtij rasti.

Të ngjashme