Një shtetas i Turqisë është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të shtetit të Norvegjisë që dyshohet të ishte e falsifikuar.
Policia njofton përmes raportit se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.