U prezantuan si policë dhe grabitën familjen në Tiranë, vihen në pranga tre autorët

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë dhe të arrestojë 3 autorët e grabitjes së ndodhur më 30 prill në fshatin Qinam, në Tiranë, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh.

Policia ka vënë në pranga shtetasit J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec), si dhe N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA, e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Në fashitin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar./A2/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme