Në ambientin e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës u promovua libri “Kujtesë e zgjuar”- përmbledhje kujtimesh nga koha e luftës)”, i autorit Bujar Shala, raporton Ekonomia Online.
Recenzenti i këtij libri, Pren Buzhala, tha se libri i autorit Shala ka vlerë dhe domethënie të veçantë.
“Jemi këtu në një sallë të bibliotekës dhe po vijmë më një libër që është karakteristik. E ka vlerën dhe domethënien e veçantë, jemi në një tempull të dijës e të mendjes dhe në muajin qershor, në qershorin e madh shqiptar të lirisë së Kosovës dhe ngjarjes të mëdha historike që kanë ndodhur qysh prej Lidhjes së Prizrenit”.
“Duke qenë autor dhe protagonist i këtij libri ai është dëshmitar dhe dëshmitar i historisë dhe liri bërjes së Kosovës”, tha ai.
Bedri Gashi, redaktori i librit, ka folur po ashtu për domethënien e librit sa u përket kujtimeve të luftës.
“Unë thjesht nuk jam vetëm në cilësinë e redaktorit të librit jam në cilësinë e dëshmitarit fizik dhe shpirtëror të rrëfimeve të tij për luftën”.
“Duke kujtuar bujarin e atëhershëm 1997 dhe të sotmin 2022 them se kujtesa e tij e shkruar sot dhe shërbesa e tij dje pik takohen drejtë, pa lakesa në secilën kohë. Kur e lexova librin e pata një ndjesie të një zhvendosje shumë reale në kohë. Këto nuk janë thjesht një pëshpëritje, por tregojnë peshën dhe rëndësinë e të qenit luftëtar i atdheut”, th ai.
Autori i librit, Bujar Shala, tha se përmes këtij libri është munduar t’u tregoj të tjerëve se fjala e tij e heshtur është më e fuqishme se zëri i tij.
“Ju kërkoj falje për emocionet para jush. Kjo datë për mua është e rëndësi së veçantë sepse kurorëzohet me arritjen e një suksesi e cila për mua është kurajo për të vazhduar”.
“Fillova të shkruaj më një bindje se këto shkrime do t’i kurorëzoja me botimin e një libri. Shkrimet filluan të marrin ngjyrë dhe shije e më shtyn të mos ndaloj. Përmes këtij libri jam munduar që t’u tregojë të tjerëve se fjala ime e heshtur është me e fuqishme se zëri im”.
“Periudha e luftës ishte më e vështira e jetës time, por edhe më e lavdishme. Qysh në moshë të re kisha fatin të jem përkrah atyre qe sot i’u thurën vargje”.
“Më duhet të them para jush jam me fat që pranë vetes kisha njerëz profesional dhe të gatshëm që të më ndihmojnë në çdo minutë”.