U qëllua 21 herë me kallashnikov, dy pistat kryesore të hetimit për vrasjen e Bledar Muçës

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Bledar Muça në Lushnje.


Mësohet se autoritetet po punojnë në dy pista kryesor lidhur me shkakun pse mund të ketë ndodhur ekzekutimi.

Pista e parë është ajo e prishjes së mundshme të pazareve të drogës, ndërsa pista e dytë e hetimit është ajo e lidhjeve familjare të viktimës me Roland Shytin, anëtarin e grupit të “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Mësohet se ndaj Muçës është qëlluar 21 herë me breshëri kallashnikovi.


Të ngjashme