U qortua nga babai se u kthye vonë në shtëpi, 19 vjeçari qëllon veten në kokë

| 25 Tet 2021 | 11:15 | Nga

Një 19 vjeçar San Salvatore, Itali është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin San Pio në Benevento.

Dyshohet se 19 vjeçari ka qëlluar veten në kokë pasi u qortua nga babai i tij sepse u kthye vonë në shtëpi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 24 tetor.

I riu u transportua me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Arma, të cilën e mbante ligjërisht babai i 19 vjeçarit u sekuestrua, shkruan Ansa.

Të ngjashme