Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot ka dhënë urdhër që të rinumërohen votat e LDK’së në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.
Sipas raportimeve ka qenë kandidatja e LDK’së për deputete, Rrezarta Krasniqi, që është ankuar se ka pasur keqpërdorim të votave. Ajo e ka akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri, për manipulim të votave.
Krasniqi në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se procesi i numërimit ka qenë i dyshimtë dhe me parregullsi.
“Procesi i numërimit në qendra komunale ka qenë i dyshimtë dhe me parregullësi. Prandaj, prokuroria ka vendosur që të hetohen kutitë dhe të rinumërohen votat e kandidatëve.”