Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, i dënuar për veprën penale të sulmit seksual u raportua se ka ikur jashtë vendit për t`i ikur vuajtjes së dënimit. Por, Baliq tha se këto shkrime janë të pavërteta dhe se ai nuk gjendet në Bosnjë.
Numan Baliq, deklaroi nuk ka ikur asnjëherë dhe se nuk gjendet në vendin fqinjë ashtu siç është raportuar dhe fajësoj qeveritë për përndjekje.
“Unë kurrë nuk kam ikur dhe nuk do të ikë dhe së shpejti do të vijë koha që do të flas hapur dhe të vërtetën që jam objekt i persekutimit, njeriut që ka shumë merita për shqiptarët dhe Kosovën por udhëheqësit kryesor dhe qeveritarët e të gjitha qeverive deritanishme më kanë tradhetuar dhe më përndjekin vetëm për faktin që gjithmonë e kam folur të vërtetën që atyre nuk pëlqehet”, tha ai për Insajderin.
Numan Baliqi ishte Ministër i Shëndetësisë në vitin 2010. Ai ishte akuzuar që ka kryer veprën penale të sulmit seksual.
Ai u dënua nën dyshimet se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në zyrën e tij, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës A.I, e nxit të njëjtën që ta prek me qëllim seksual pa pëlqimin e saj.
Kurse sot në media u raportua se Baliq ka ikur jashtë vendit për të mos vuajtur dënimin. Madje thuhej se dyshohej se Baliq tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut.
Para një viti Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia ulur dënimin me burgim nga dy vite në një vit burgim ish-ministrit