U raportua se ka humbur në Kosovë, ja çfarë ka ndodhur me tifozin anglez

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e shumtë që erdhën nga Anglia në Kosovë për ta përcjellur ndeshjen e mbrëmshme ishin të mahnitur me pritjen që iu bë në Prishtinë.

Por jo të gjithë kaluan çaste të mira. Një tifoz i West Brom i quajtur Tom Blundell kishte humbur pasi përfundoi takimi.

Blundell ishte i dehur dhe ishte ndarë nga grupi i tifozëve, duke humbur kësisoj rrugën në Kosovë, raportonin mediet vendore.

Por duket se ai është gjetur shëndosh dhe sigurt në shtetin e Maqedonisë së Veriut.Lajmi.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme