Autoritetet saudite kanë publikuar së fundmi disa foto të Princit të Kurorës Muhamed Bin Salman teksa drejton një mbledhje të Forumit Ekonomik duke tentuar t’i japin fund spekulimeve se ai ishte vrarë apo plagosur rëndë.
Më parë, mediat ruse dhe iraniane kishin hedhur dyshime se ai mund të ishte vrarë apo plagosur rëndë pas një grushti të dështuar shteti në mes të prillit, periudhë prej të cilës ai nuk shfaqej në media.
Muhamed bin Salman është princi që pritet të bëhet mbret pasi të ndërrojë jetë Salman bin Anbulaziz dhe deri më tani ka mbledhur mjaft pushtet në duart e tij.
Ai drejton luftën kundër Houthive në Jemen që mbështeten nga Irani si edhe ka ndërmarrë reforma të fuqishme në vend.