Kreu i Bashkisë së Tiran Erion Veliaj nuk është dërguar për kurim jashtë vendit, siç raportuan mediet gjatë ditës së sotme.
Në një komunikim për Faxweb.al Veliaj është shprehur se gjendja e tij është drejtë shërimit të plotë dhe nuk asnjë të vërtetë se ka pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.
“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negative, dhe brena 48 orëve pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.
Veliaj kishte njoftuar me 28 korrik se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pra rreth dy javë më parë.