U rrëzua derisa po punonte në shtëpi, vdes në QKUK burri nga Dragashi

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në QKUK një burrë nga Dragashi, i cili ishte rrëzuar teksa po punonte në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se me 03.01.2026 në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti kishte pësuar lëndime pasi ishte rrëzuar deri sa ka qenë duke punuar në shtëpi.Me vendim te prokurorit, trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme