Mes shumë aktiviteteve të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me PlayInternational Kosova dhe UNDP u shënua Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqë, e cila u mbajt nëpllatonë e Hotel Grand në Prishtinë.
Përkundër të reshurave të shiut, Shkollat e Futbollit Flamurtari, Rilindja, Klubi i Boksit Gollaku, dhe fëmijë tjerë praktikuan sportet e futbollit, gjuajtje me pistoletë laserike, frizbi, ngjyrosje, etj.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, foli para të pranishmëve për qëllimin e shënimit të kësaj dite.
“Sot është një ditë e madhe, e cila nga Organizata e Kombeve të Bashkuara është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Sportit për zhvillim dhe Paqë, të cilën e ka mbështetur fuqishëm edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ky është edicioni i tretë, ku nëpërmjet fëmijëve e festojmë këtë ditë, me aktivitete të cilat mund të organizohen në tërë Kosovën”, tha presidenti Hasani, duke falënderuar edhe kryetarin e Komisionit për organizimin e këtij aktiviteti, Vjollca Krasniqi.
Të pranishmit i përshëndeti edhe BrandaoCo, shef i UNICEF-it dhe Kadrije Krasniqi nga PlayInternational, të cilat falënderuan KOK-un për bashkëpunimin e frytshëm të krijuar ndër vite.
I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, SelimPacolli, i cili tha se Komuna e Prishtinës është duke punuar mjaft shumë në promovimin e sporteve dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive në territorin e saj, ku sipas tij, të rinjtë, sporti dhe kultura janë promovuesit më të mirë të paqes në botë.
Pjesëmarrësit më pas bënë foto me letër të bardhë, që simbolizon mesazhin e dërgimit të paqes përmes sportit.Kjo ishte hera e treta që KOK-u shënon Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqë.