Dikur ishte modelja më e famshme dhe më e angazhuar, por jo më.
Ndonëse nuk dihet se për çfarë arsye e la botën e modës, Zana është mbajtur fuqishëm në mend nga publiku.
Ajo, u shpall “Miss Universe Kosova” dhe pati një karrierë disa vjeçare në SHBA, ku kishte edhe disa kontrata me rëndësi me agjensi mjaftë influente.
Zana, u rikthye në Kosovë duke lënë pas karrieren si modele në Amerikë dhe pas shumë vitesh ja ku kthehet me një set të ri fotografik.