U shiti bileta fiktive për pushime, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gjilanasit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 09:02 | Nga

Të premten Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Granit Lekës, pronar i kompanisë “Vol Travel” nga Gjilani. Sipas Prokurorisë, Leka duke u ofruar bileta fiktive për pushime në Turqi, me të cilat nuk kanë pasur mundësi të udhëtonin, më shumë se 50 qytetareve u ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 123.859.00 eurosh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur të premten  aktakuzë ndaj Granit Lekës, pronar i kompanisë Vol Travel” nga Gjilani, ku ky i fundit gjatë sezonit të verës disa qytetarëve ua ka marrë paratë për aranzhime turistike në Turqi, por në momentet e fundit, pasi që ata kanë shkuar në Aeroport, e kanë kuptuar se kanë rëne pre e një kompanie mashtruese, pasi që nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt destinacionit të paraparë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se aktakuza ndaj G. L. është ngritur për shkak të veprës penale “Mashtrimi”. “Prokuroria njofton përmes një komunikate se, sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar deri në fillim të muajit gusht të vitit 2018, në Gjilan, i pandehuri G. L. si pronar i një agjencie turistike, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, ka mashtruar 50 (pesëdhjetë) klientë të dëmtuar duke u ofruar bileta fiktive për pushime në Turqi, me të cilat nuk kanë pasur mundësi të udhëtonin, me ç’rast të njëjtëve u ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 123.859.00 eurosh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme