U tha se Danimarka ka pezulluar marrëveshjen për burgjet, MD: Nuk kemi pranuar informacion zyrtar

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Danimarka ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për marrjen me qira të 300 qelive në burgun e Gjilanit.

Kështu të paktën kanë raportuar mediat në Danimarkë, duke thënë se deri te pezullimi i marrëveshjes ka ardhur si pasojë e mungesës së financimit.

“Sipas një komunikate të Shoqatës së Burgjeve, ka mungesë financimi për projektin në fjalë”, raportojnë mediat atje.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë të cilët kanë thënë se nuk kanë informacione.

“Nuk kemi pranuar ndonjë lajmërim zyrtar për një çështje të tillë”, kanë deklaruar nga MD.

Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit Danimarka do të merrte me qira për 10 vjet 300 qeli në Gjilan.

Marrëveshja ishte përcjellë me kritika nga shoqatat e të drejtave të njeriut në Danimarkë. Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, kishte nënshkruar traktat që Danimarka të marrë me qira 300 qeli në Kosovë.Reklama

Danimarka ishte paraparë t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet.

Të ngjashme