U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre terroristëve serbë

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre terroristëve serbë, të dyshuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, është shprehur Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”.

Të ngjashme