Një person është arrestuar të hënën mbrëma në Fushë-Kosovë, pasi është zënë nga policët duke vjedhur derivate nga një ekskavator. “Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë. Personi i arrestuar thuhet se është K.H., 39 vjeç. “Pas përfundimit të […]
U zu duke vjedhur derivate nga një ekskavator, arrestohet 39 vjeçi në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar të hënën mbrëma në Fushë-Kosovë, pasi është zënë nga policët duke vjedhur derivate nga një ekskavator.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i arrestuar thuhet se është K.H., 39 vjeç.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.













