UBT CERT dhe ALCIRT nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë kibernetike(Foto)

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 13:03 | Nga

 

UBT CERT dhe ALCIRT sot  kanë nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi në fushën e sigurisë kibernetike.

Kjo marrëveshjë është nënshkruar nga Sekretari i UBT-së Artan Tahiri dhe menaxheri i UBT-CERT Atdhe Buja.

Nënshkrimi ka ndodhur pas takimit të këtyre të fundit me Specialisten e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) Jona Josifin dhe Argena Prendin që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes të dy institucioneve dhe bazohet në tri pika themelore:

Në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim e dy institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri tjetrit.

Në pikën e parë, palët pajtohen të promovojnë shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare për siguri kibernetike.

Bashkëpunimin në aranzhimin e punëtorive të përbashkëta me ALCIRT, për të shkëmbyer përvojat në fushën e sigurisë kibernetike.

Mbështetjen e ndërsjellë në rastet e incidenteve, trajtimit të sulmeve të mëdha kibernetike, si dhe në projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore e hulumtuese.

Në pikën e dytë të marrëveshjes, UBT – CERT i vë në dispozicion ALCIRT-it programet dhe trajnimet, që kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit të tyre, në përputhje me politikat e miratuara paraprakisht nga palët.

Pika e tretë dhe e fundit parasheh që institucionet përkatëse të ofrojnë hapësira të nevojshme dhe pajisje, me qëllim të realizimit të qëllimeve të parapara, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme