Me ftesë të UBT-së, sot, duke filluar nga ora 17:30, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, konkretisht në UBT, një delegacion nga NATO dhe nga Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s, i udhëhequr nga Jamie Shea, tani Zëvendësndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Sfidat në Ardhje të Sigurisë në shtabin e NATO-së dhe ish-zëdhënës i NATO-së gjatë bombardimeve të vitit 1999, për të cilin do të ndahet edhe çmimi më i lartë i UBT-së me të cilin nderon personalitetet që kanë dhënë knotribut jetësor, “Excellence Leadership Award”.
Me këtë rast, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet edhe konferenca dhe diskutimi i hapur me studentë mbi temën: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, dhe pas kësaj, do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euroatlantik të UBT-së.
Vizita e delegacionit të NATO-s është e një rëndësie të veçantë për shkak të sfidave aktuale dhe hapave të cilët po i bën Kosova drejt integrimit nëpër organizatat më të mëdha botërore e evropiane, përfshirë edhe pranimin në NATO.