UBT mbajti konferencën rajonale lidhur me ballafaqimin e shqiptarëve me COVID-19

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Pandemia COVID-19 ka prekur gjitha shtetet e rajonit, prandaj, me qëllim të diskutimit rreth masave që shtetet për rreth kanë ndërmarrë dhe ndikimin e masave në numrin e të infektuarve, UBT mbajti konferencën rajonale online me temë: “Pandemia dhe Ballkani: Si u ballafaquan shqiptarët me COVID-19”.

Hapjen e kësaj konference e bëri rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, teksa pjesëmarrës online ishin zyrtarë institucional nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me këtë rast ka bërë të ditur se Shqipëria është vend që ka pak vdekje për milion banorë, teksa kjo sipas tij, ka ndikuar falë masave që kanë ndërmarrë.

Kemi filluar me hapje graduale, kemi hapur gjimnazet, vetëm për maturantët. Kemi hequr taksën publike, gjithashtu gjitha hotelet janë pa taksa këtë vit në mënyrë që ato të holla ti përdorin për markting ose diqka e tillë. Shqipëria njihet si vendet me më pak vdekje për milion banorë, mëgjitahtë bësoj që bota do të ndryshojë dhe nuk do të jetë njehit. COVID-i shumë procese i ka përshpejtu, duke filluar nga puna online sidomos për certifikatat”, theksoi ai.

Tutje, kryetari i Bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, mendon se qelësi i suksesit që Mali i Zi të këtë pak infektime ishte mbyllja e menjëhershme e kufijve.

“Qelsi i suksesit është se Mali i Zi ka mbyllur shumë herët kufinjtë, dhe ata që kanë ardhur kanë hy menjëherë në karantinë. Mirëpo, shtetet e regjionit kanë bërë gabim që personat e kthyer nga vendet të ndryshme në fillim nuk kanë hyry në karantinë të plotë. Tashmë, jemi duke përgatitur pakon ekonomike për të ndihmuar ekonominë e komunës, vecanarisht për të ndihmuar bujqësinë. Bujqit mendojmë ti lirojmë nga tatimi në pronë, si ndihmë për humbjet që kanë patur gjatë kësaj kohe. Besoj, që Mali i Zi do të jetë shumë shpejt si një ndër shtetet që ka mundur virusin e ri, ku pas kësaj bësojmë të kemi një sezonë të mirë turistike”, tha Gjeloshaj.

Zëvendës kryeministëri i Qeverisë për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, bëri të ditur vendi vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, mëgjithatë shqiptarët e kësaj ane i kanë prirë vendimeve në luftën ndaj pandemisë.

“Ne jemi në një situatë, që jemi vendi i vetëm pa parlament, sepse e kemi shpërbërë paralamentin. Ishim në situatë të vështirë juridike për të menaxhur situaën, mirëpo gjendja e jashtëzakonshme këtu na ndihmoi dhe qeveria filloi të miratoi dekrete. Ende jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Jam krenar që shqiptarët kanë prirë qeverisë në detyrë në luftën ndaj pandemisë”, potencoi ai.

Ndërsa, ish- zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ligjeruesi në UBT, Enver Hoxhaj, tha se  shtetet rajonale dhe oragnizatat do të duhej të kishnin një bashkëpunim më të ngushtë, teksa thekson se ka munguar solidariteti i mirëfilltë rajonal.

“Gjitha shtetet kanë partneritete të bashkëpunimit, por realisht në nivel shtetëror nuk ka ndodhë diçka e madhe në këtë drejtim. Nuk ka egzistuar ndonjë solidaritet i mirëfilltë ndër rajonal. Duhet të kemi vëmendje meqë kemi filluar një hapje të ekonomisë dhe bizneseve dhe na duhet qartësi se si duhet ta menaxhojmë situatën. Gabimi i parë që është bërë prej Qeverisë është se nuk janë ndërmarrë masat e ashpra në mbyllje të kufijve, dhe besoj se numri i të infektuarve do të ishte shumë më i vogël”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme