UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Grisons

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Grisons, Prof. Dr. Jürg Kessler.

Përmes këtij memorandumi, UBT dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Grisons, pajtohen që të bashkëpunojnë në fushat dhe aktivitetet e përbashkëta kërkimore dhe zhvillimore me interes të ndërsjellë.

Të dy institucionet, përmes memorandumit në fjalë do të kenë mundësi që të përcaktojnë fushat dhe subjektin për një bashkëpunim të mëtutjeshëm në përputhje me nevojat dhe objektivat e tyre përkatëse, me marrëveshje të përbashkët.

Ky memorandum mirëkuptimi parasheh shkëmbimin e studentëve dhe stafit, aktivitete të përbashkëta kërkimore, seminare, workshope, si dhe krijimin e programeve të përbashkëta të studimit.

Të ngjashme