UBT organizon konferencën e pestë ndërkombëtare ICBTI 2016

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 16:40 | Nga

Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, Universitetin e Durrësit “Aleksandër Mojsiu” dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, sivjet, duke filluar nga nesër (28 – 30 tetor 2016) organizon Konferencën e pestë Vjetore Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion (ICBTI 2016).

Dhjetëra studiuesve nga universitete të ndryshme, vendëse e ndërkombëtare, që do të paraqiten me kumtesa shkencore, si dhe pjesëmarrësve të tjerë, mirëseardhje do t’u urojë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

Në Konferencë, tashmë tradicionale, sepse organizohet për të pestin vit me radhë, prezantohen punime dhe hulumtime shkencore nga fushat më bashkëkohore, si: Shkencat Kompjuterike e Inxhinieri e Komunikacionit; Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi; Mekatronikë e Robotikë; Sisteme të Informacionit; Arkitekturë; Juridik; Media e Komunikim etj.

Konferenca trajton zhvillimet e hovshme teknologjike në botë, të përcjella me ndryshime përmbajtjesore, dyshimet e ngritura mbi vërtetësinë e disa supozimeve përgjatë viteve etj.

Do të trajtojë dhe shqyrtojë në mënyrë sistematike edhe shumë tema të tjera, që lidhen me fushën e teknologjisë e inovacionit.
Ndërkohë, po në Durrës po vazhdon dita e dytë konferencës ndërkombëtare për Stabilitet, Teknologji dhe Kulturë “TECIS 2016”, e organizuar nga UBT (University for Business and Teknology) , UT – Wien (Vienna University of Technology), Ka – Caze (Kosova Asotiation for Control Automationand Systems Egs) etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme