UBT sjell për herë të parë në Kosovë laboratorin austriak për shëndetësi

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

UBT po sjell në Kosovë dhe rajon edhe një risi tjetër, që ka të bëjë me digjitalizimin e shëndetësisë, nismë kjo që do të jetë në shërbim të studentëve dhe të komuniteti. Ky laborator do të jetë i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe rajon.

UBT dhe kompania e njohur austriake AME International, kanë krijuar një bashkëpunim strategjik që synon të promovojë zgjidhje teknologjike për shëndetësi digjitale, për të ndarë përvojën dhe njohuritë austriake në fushën e e-shëndetësisë dhe të krijojë një qendër të njohurive për shëndetësi digjitale në UBT, nga e cila do të përfitojë sektori i industrisë dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.

Leksionet e para të modulit “Hyrje në Shëndetin Digjital” dhe përdorimi i provave të laboratorit të shëndetit të AME-s u zhvilluan më 16-18 maj, në UBT.
Sipas rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, një modul edukativ i përgatitur bashkërisht, që mbulon aspekte të ndryshme të shëndetit digjital, tash e tutje do të mësohet në UBT.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se laboratori e-shëndeti ( shendetesise digjitale)i AME-s është themeluar në UBT. Laboratori shëndetësor i AME-s do të ofrojë zgjidhjet më të mira bashkëkohore të TIK-ut për shëndetin digjital. Ky aktivitet do të kontribuojë në një shkëmbim më të mirë të njohurive dhe ekspertizës, të cilat ne besojmë se do të hapin horizonte dhe mundësi të reja në epokën e shëndetësisë digjitale në Kosovë “, tha drejtori i AME International, Heinz Messinger.

Sipas një komunikate për medie nga UBT, studentët dhe stafi akademik do të kenë qasje akademike në sistemin elektronik të shënimeve shëndetësore, portalin e pacientit dhe platformën e shkëmbimit të informacionit shëndetësor të ofruesit të njohur të zgjidhje shëndetësore në fushën e TIK-ut, “ Tiani Spirit”.
Përveç kësaj, një shikues i gjeneratës së re i radiologjisë, “MedDream”, ofruar nga Softneta dhe një shikues i avancuar i radiologjisë 3D, i ofruar nga “VisuApps”, do të jenë në dispozicion të studentëve.

Për më shumë informacione mbi krijuesit dhe realizuesit e këtij projekti, klikoni në linqet e mëposhtme:

UBT: http://www.ubt-uni.net/?cid=1,2
AME International: http://www.ame-international.com/company-profile/
Tiani Spirit: https://www.tiani-spirit.com/
Softneta: https://www.softneta.com/about/.

 

Të ngjashme